Pas tre fitoreve rresht, Sigal Prishtina ka pësuar humbje në xhiron e katërt të FIBA Europe Cup.
Prishtinasit nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitore edhe kundër skuadrës turke Demir Insaat Bukukcesmece, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 86-59.
Ekipi turk gjatë gjithë ndeshjes nuk lejoi që të bije në dyshim fitorja e tyre pasi që treguan lojë më cilësore.
Çereku i parë për vendasit ishte më i suksesshmi pasi që mysafirët nuk i lejuan të realizon më së shumti se nëntë pikë kundrejt 25 të Demirit.
Edhe në periudhën e dytë skuadra turke vazhdoi me paraqitje të mirë, e cila u kurorëzua me 28 pikë epërsi, 57:29.
Njëzet minutshi i dytë ishte më i barabartë, por kjo nuk mjaftoi që të bëjnë përmbysjen e madhe “Plisat”, të cilët nuk mundën të përballin ritmin e shpejt të lojës së turqve.
Çereku i tretë ishte më i dobët sa i përket pikëve të shënuar duke përfunduar baras, 16:16, përkatësisht rezultati në semafor tregonte shifrat, 73:45.
Periudha e katërt duket se u zhvillua sa për statistika pasi që vendasit nuk lejuan të befasohen dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 86-59.
Andrew Lawrence ishte basketbollisti më efikas te ekipi ynë me 18 pikë ndërsa te vendasit ishte Evaldas Kairis me 16 sosh.
Pas kësaj, Sigal Prishtina mbetet lider i grupit me shtatë pikë ndërsa Demir Insaat ka zë pozitën e tretë me pesë pikë, po aq sa ka Belfius Mons-Hainaut.
Kampionët e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë më 7 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kundër skuadrës Belifiusit. /Telegrafi/