Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina përsëri e para

Prishtina ka arritur të krijojë epërsi 5 pikëshe në fund të çerekut të parë dhe këtë epërsi vetëm se e ka ngritur në vazhdim të ndeshjes duke shënuar fitore me 24 pikë dallim.

Dardan Berisha me 19 pikë dhe Alban Veseli me 13 tjera, kanë qenë basketbollistët më efikas në taborin prishtinasve, derisa talenti Arian Qallaku me 18 pikët e tij ka qenë më efikasi te ekipi i Besës, bashkë me Arti Hajdarin që ka shënuar 11 pikë.

Prishtina tash merr kryesimin e ETC Superligës me një ndeshje më shumë të zhvilluar, derisa Besa ka ngritur numrin e humbjeve në nëntë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version