Telegrafi

Sigal Prishtina përgatitje intensive për Ligën Ballkanike

Disa ditë më parë, zyrtarët e basketbollit të Kosovës dhe të Prishtinës, shkuan për një vizitë dyditore në Sofje të Bullgarisë, në selinë qendrore të Ligës Ballkanike.

Përveç plotësimit të disa kushteve, Prishtina në koordinim me përfaqësuesit e BIBL, do të aranzhojnë tetë ndeshje miqësore-testuese, prej tyre katër në Prishtinë me skuadrat e Ligës Ballkanike.

Ndeshjet pritet të zhvillohen gjatë muajve janar, shkurt, mars, në vitin e ardhshëm./Telegrafi/