Basketbollisti i gjatë 202 centimetra i cili ka përvojë nga disa vende përveç Lituanisë, nga stinori i ri do të jetë pjesë e skuadrës së Sigal Prishtinës, që është shumë afër edhe marrëveshjes me trajnerin që e përmbylli stinorin e kaluar, Ahmet Kandemir, raporton Borozani.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa skuadra lituaneze dhe italiane, si Pieno Zvaigzdes, Juventus, Suduva, Trenkwalder Reggina, si dhe në Qipro ka luajtur për Keravnosin.
Kieza në stinorin 2010/11 ka qenë MVP i ligës lituaneze. Sigal Prishtina do të merr pjesë në Ligën Ballkanike BIBL stinorin që do t’ia nis dhe ky është përforcimi i tretë për fituesin e Kupës së Kosovës, pas amerikanëve Ceola Clark III dhe Tay Waller. /Telegrafi/