Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina përballë Levskit

Bardhekaltrit kanë pasur rezultate të shkëlqyera në pjesën vjeshtore të garave, duke shënuar 5 fitore dhe 2 humbje dhe të njëjtën formë pritet ta bartin edhe në këtë gjysmëstinor. Në anën tjetër ekipi i Levskit është nënkampion aktual i ligës dhe një ekip mjaft i konsoliduar që u pa edhe në ndeshjen e zhvilluar ndaj Pejës.

Sigal Prishtina deri më tani ka dëshmuar se ka një ekip të komponuar mjaft mirë dhe tashmë kanë krijuar paksa edhe përvojë në këtë garë, gjë që sigurisht se do t’iu ndihmojë bardhekaltërve të arrijnë rezultat pozitiv edhe ndaj Levskit.

Ndeshja Levski – Sigal Prishtina luhet sot nga ora 16:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version