Telegrafi

Sigal Prishtina për vend të parë në Sofje

Sigal Prishtina tashmë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. E sonte luan ndaj Levskit në Sofje.

Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides është shprehur optimist se skuadra e tij Sigal Prishtina do të kthehet me fitore nga kryeqyteti i Bullgarisë dhe kështu do të vazhdoj me serinë pozitive që e ka nisur në vitin 2016.

“Edhe pse e kemi siguruar plasmanin në gjysmëfinale, ne duam ta mposhtim Levskin, sepse synimi ynë është që ta përfundojmë fazën e dytë të Ligës Ballkanike në vendin e parë të Grupit D. Po ashtu ne duam të vazhdojmë me serinë pozitive të nisur në vitin 2016 ku ende nuk e kemi regjistruar asnjë humbje”.

“Pikërisht këto rezultate duhet të na motivojnë që të hyjmë në ndeshje me qëllimin që në fund të dalim triumfues. Skuadra është në formë të mirë, andaj nuk kemi arsye të besojmë në ndonjë rezultat tjetër përveç fitores”.