Sigal Prishtina me një fitore ndaj Kozuvit do të siguronte gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike.
Prishtinasit deri më tash ka bilanc 3-0 në Grupin D dhe fitorja e dytë ndaj ekipit maqedonas do ti siguronte siguronte një biletë për në Final Four ekipit të drejtuar nga Antonis Constantinides, i cili ende nuk ka pësuar humbje prej se është emëruar trajner i ekipit bardhekaltër.
Në anën tjetër, Kozuv vjen në Prishtinë me ish trajnerin e Prishtinës, Marjan Ilievski. Ai e njeh pjesën më të madhe të lojtarëve të Sigal Prishtinës dhe mund të kërkojë befasinë, derisa Kozuv nga tre ndeshjet e para ka bilanc prej një fitoreje dhe dy humbje.
Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe fillon në ora 19:00. /Telegrafi/