Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina për dy ndeshje shënoi 214 pikë

Sigal Prishtina ka dërguar sinjale të qarta për të gjithë kundërshtarët e saj në ETC Superligën e Kosovës, kur vetëm që në dy ndeshjet e para ka shënuar plotë 214 pikë. Ekipi i teknikut turk, Ceyhun Cabadak në ndeshjen e dytë të edicionit të ri ka shënuar fitore në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ndaj skuadrës nikoqire, Bashkimi me rezultatin 106:80.

Fitore shënoi edhe kampioni i Kosovës, Peja ndaj rivalit të vjetër, Trepça me 20 pikë epërsi (83:63).

Sigal Prishtina dhe Peja takohen në derbin e parë të stinorit të ri të rregullt në fundjavë, kur pritet të shihet forca reale e tyre, para se të vazhdojnë rrugëtimin interesant edhe në ligën ballkanike të basketbollit (BIBL).

Në takimin e tretë të zhvilluar të mërkurën, Drita e Gjilanit nuk ka lejuar befasi dhe ka mposhtur Besën e Pejës (86:77).

Të enjten, luhet takimi i fundit i javës së dytë, kur “teleboys” apo RTV21 presin skuadrën e promovuar të Kastriotit të Ferizajt, e cila në javën e parë befasoi Trepçën duke e mposhtur. /Sporti1/Telegrafi/

 

Basketboll – ETC Superliga

Java 2

Peja – Trepça 83:63

Drita – Besa 86:77

Bashkimi – Sigal Prishtina 80:106

 

E enjte:

RTV 21- Kastrioti 

Exit mobile version