Telegrafi

Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi nesër nisin stinorin e Ligës Ballkanike

Ekipi debutues nga Kosova në Ligën Ballkanike këtë stinor, Trepça, hapi me disfatë stinorin e ri, duke u mposhtur nga Tirana mbrëmë në “Asllan Rusi”.

Skuadrat tjera kosovare Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ia nisin stinorit nesër mbrëma (e mërkure).

Prej tyre, vetëm Peja është vendase, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi janë mysafire.

Lexo po ashtu Trepça debuton me humbje në Ligën Ballkanike (Foto)

Peja pret ekipin e fortë maqedonas, Feni Industries në “Karagaç” (19:30) që do të jetë edhe dueli i parë i verdhezinjëve para shikuesve të vetë këtë stinor (në Superligë Peja ia nisi si mysafir ndaj Yllit).

Sigal Prishtina udhëton në Bullgari, ku do të ndeshet ndaj Beroes (17:00), ndërsa Bashkimi në Maqedoni, ku takohet me Kozuvin (19:00).

Sonte luhet vetëm një ndeshje në BIBL, ndërmjet Kumanovës dhe Teodos.