Sigal Prishtina ka regjistruar humbjen e radhës në FIBA Europe Cup duke pësuar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga Demir Insaat me rezultat 71-80.
Çereku i parë ishte shumë i mirë për skuadrën vendase kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit dhe përfundoi me rezultat (24:20).
Në dhjetëminutëshin e dytë u pa një rënie fizike e ekipit kryeqytetas dhe mysafirët ia dolën të rikuperonin ca pikë duke e mbyllur me një pikë avantazh (40-41).
Me të filluar çereku i tretë, Prishtina bëri një rikthim fantastik dhe krijoi epërsi të konsiderueshme, mirëpo pas disa luhatjeve në lojën e bardhekaltërve, vizitorët e mbyllën këtë fraksion me pesë pikë epërsi (57:62).
Përkundër përpjekjeve që t’i ndryshonin gjërat në çerekun e fundit, vendasit nuk ia dolën dhe humbën me nëntë pikë diferencë.
Kjo ishte humbja e katërt e Sigal Prishtinës në Grupin H, ndërkohë që për Demir Insaat ishte fitorja e tretë. /Telegrafi/