Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina organizon Kupën e Kosovës

Skuadra prishtinase i ka përmbushur të gjitha kushtet e konkursit të shpallur më 30 Janar 2016 nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Prishtina do të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet dhe të drejtat e palëve.

Turneu Final i Ipko Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 12 deri më 14 Shkurt 2016 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në gjysmëfinale do të takohen Sigal Prishtina – Bashkimi dhe Peja – Trepça, derisa në finalen e femrave do të takohen Prishtina – Penza.

Orari i ndeshjeve do të pubikohet në ditët në vazhdim.

Fituese të Ipko Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Peja në konkurrencën e meshkujve dhe Prishtina në atë të femrave.
 

Exit mobile version