Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina nuk ia del të fitojë ndaj Kozuvit

Skuadra kosovare luajti më mirë në fraksionin e parë duke krijuar diferencë prej katër pikësh (17:21).

Mirëpo, vendasit u rikthyen në çerekun e dytë dhe dominuan duke shënuar 17 pikë, derisa Prishtina shënoi vetëm nëntë. Në këtë mënyrë, skuadrat shkuan në pushim me rezultat 34-30 në favor të ekipit nga Maqedonia.

Edhe pse në çerekun e tretë, mysafirët mbetën shumë prapa, madje deri në 11 pikë diferencë, ata ia dolën të ktheheshin për ta ngushtuar rezultatin (rezultati për këtë çerek ishte 22:23).

Megjithatë, në pjesëlojën e fundit, vendasit u treguan sërish më të mirë dhe dolën fitues me gjashtë pikë diferencë (68-62), përkundër se kryeqytetasit tanë u munduan që të dalin triumfues.

Kjo ishte humbja e dytë e kampionit në fuqi të Ligës Ballkanike që numëron po aq fitore. Për Kozuvin ishte fitorja e dytë, ndërsa numëron tri humbje. /Telegrafi/ 

Exit mobile version