Pushimi ka mbaruar për drejtuesit e klubit të basketbollit, Sigal Prishtina të cilët prej sot janë në aksion të plotë sa i përket përgatitjeve për stinorin e ri.
Ekipi vitin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit në ETC Superligë, kupën e Kosovës dhe Superkupën, ndërsa në vitin debutues në ligën ndërkombëtare ballkanike të basketbollit, BIBL pjesën e rregullt të kampionatit e kanë përfunduar në vendin e dytë, që bëri pjesëmarrëse direkt në play-off, të cilin po ashtu drejtuesit e këtij klubi e organizuan me vlerësime të larta në kryeqytetin e Kosovës.
Megjithatë, tani fillon stinori i ri me ambicie të vjetra dhe mision për përsëritjen e sukseseve të vitit të fundit dhe synime edhe më të mëdha sidomos në BIBL.
“Ju njoftojmë se nga sot fillojnë përgatitjet e KB Sigal Prishtina për sezonin e ri të Ligës Ballkanike dhe të Kampionatit të Kosovës”, thuhet në një njoftim të klubit, transmeton Sporti1.
“Pjesa përgatitore do të jetë e ndarë në 3 faza. Ne do të mundohemi që edhe këtë vit t’i përsërisim sukseset e sezonit të kaluar, madje edhe më shume”, thuhet në njoftim.
Veç përforcimeve pritet të ketë ndryshime edhe në shtabin teknik, pasi që tekniku maqedonas, Marin Dokuzovski ka marr drejtimin e Rabotniçkit të Shkupit. Trajner i përkohshëm i klubit është zgjedhër Fikret Shatri. /Telegrafi/