Basketbollistët e Sigal Prishtinës, që humben mundësinë të luajnë në finale pas disfatës kundër Galil Gilboas, në duel kundër Balkanit synojnë fitore në mënyrë që sezonin e parë në Ligën Ballkanike ta mbyllin në pozitën e tretë, e që sigurisht se është sukses për faktin se prishtinasit në BIBL debutuan në këtë sezon të garave.
Qendra e Sigal Prishtinës, Blerim Mazreku pas humbjes kundër Giboas, ka deklaruar se skuadra e tij synon që ta fitoj sfidën kundër Balkanit.
“Shpresoj se do ta fitojmë vendin e tretë. Kemi dhënë shembull të mirë në Ligën Ballkanike dhe besoj se vitin tjetër do ta prezantojmë Kosovën edhe më mirë”, ka thënë Mazreku.
Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Balkanit nis në orën 14:00, kurse finalja e Final Four luhet mes Levskit dhe Gilboas dhe nis në orën 16:30. /KP/Telegrafi/