Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina në finale

Në çerekun e parë bardhekaltërit e shkatërruan tërësisht Sigkos Bashkimin që u shfaq në fushë pa kurrfarë motivimi dhe asgjë nuk funksionoi mirë për ta. Në anën tjetër, vendasit ishin të shkëlqyer në aksionet e tyre të shpejta dhe shumë të saktë nga gjuajtjet e tyre, duke krijuar kështu një epërsi jashtëzakonisht të lartë që në fillim, 32-9.

Edhe në çerekun e dytë Sigal Prishtina e vazhdoi dominimin e saj dhe nuk lejoi që epërsia e çerekut të parë të zvogëlohet, edhe pse prizrenasit u këndellën pak. Rezultati në përfundim të pjesës së parë ishte, 53-30.

Çereku i tretë ishte pothuajse i njëjtë sikur dy të parët, me bardhekaltërit që e kontrollonin lojën dhe nuk lejonin ndonjë rikthim eventual të mysafirëve, 68-44.

Çereku i fundit u zhvillua vetëm sa për hir të protokollit pasi që vendasit tashmë e kishin të sigurt fitoren dhe luanin sikur të ishin në stërvitje. Prishtina me plot meritë e përmbylli këtë takim me rezultat 88-59.

Kjo ishte ndeshja e tretë gjysmëfinale e play-offit, rezultati i ndërsjellë i këtyre ndeshjeve është 2-1 në të mirë të bardhekaltërve.

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës
1 Akida McLain 22 pikë
2 Edmond Azemi 19 pikë
3 Fisnik Rugova 18 pikë
4 Granit Rugova 18 pikë

 

Koshashënuesit më të mirë të Sigkos Bashkimit
1 Kejuan Johnson 21 pikë
2 Mark Dawson 15 pikë
3 Mustafë Merovci 12 pikë
4 Muhamet Hasani 4 pikë

 

/Telegrafi/

Exit mobile version