Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina në finale të Ligës Ballkanike

Sigal Prishtina ka regjistruar fitore prej 94-75 kundër Beroe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike e kishte fituar ndeshjen e parë kundër bullgarëve dhe pas triumfit në ndeshjen kthyese siguron pjesëmarrjen në finale.

Edhe kësaj radhe, Dardan Berisha ishte ndër më të dalluarit duke shënuar 28 pikë.

Në finale, Sigal Prishtina do të takohet me Mornarin që në gjysmëfinale eliminoi Kozuvin.

Skuadra nga Kosova do të tentojë mbrojtjen e titullit me dy ndeshjet që zhvillohen gjatë muajit prill (12 dhe 20). /Telegrafi/

JEMI NË FINALEEEEEE…

Posted by KB Prishtina on Wednesday, 30 March 2016

Exit mobile version