Bardhekaltërit gjatë stinorit vjeshtor luajtën me tre të huajt, Adem Waleskowskin, Jeremy Pricen dhe Devan Downeyn. Por, tani me largimin e këtyre dy të parëve, në klub ka mbetur vetëm Downey dhe përforcimi i ri Akida McLain.
Sigal Prishtina ka hasur në vështirësi të mëdha për t’i zëvendësuar të huajt e larguar dhe ka mundësi që stinorin e ardhshëm të vazhdoj me vetëm dy të tillë. Këtë gjë nuk e ka përjashtuar as koordinatori i klubit, Florian Miftari, gjatë prezantimit të përforcimit më të ri të kësaj skuadre, Akida McLain./Telegrafi/