Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina liron Wessonin dhe Blajiqin

Përkundër rezultateve të mira, Sigal Prishtina ka bërë ndryshime sa i përket lojtarëve të huaj. Trajneri maqedonas, Marin Dokuzovski, ka liruar nga ekipi i tij alo qendrën amerikane, K’Zell Wesson, si dhe organizatorin kroat të ardhur nga Bashkimi, Josip Blajiq.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Prishtinës, Florian Miftari. “Po, Wesson dhe Blajiq janë liruar me urdhrin e trajnerit Dokuzovski, i cili nuk është treguar shumë i kënaqur me kontributin e tyre. Ne jemi në bisedime me disa qendra, por emër konkret nuk kemi. Nuk besoj se deri javën e ardhshme do të vjen dikush, pasi tani është një periudhë shumë e vështirë për të gjetur lojtarë të huaj”, ka thënë Miftari për ‘Sport Plus’.

Prishtina-Besa

Ndeshja e parë për xhiron e 18-të në ETC Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Besës. Ky takim do të zhvillohet nga ora 20:00. /SportPlus/Telegrafi/ 

Exit mobile version