Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina, lider i grupit në Europe Cup (Foto)

Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të Europe Cup. 

Bardhekaltërit triumfuan para shikuesve të vetë në pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër skuadrës së Khimikit me rezultat 76-63, e cila i solli edhe lidershipin në grupin G.

Pjesa e parë përfundoi në dobi të vendasve në saje të një loje mjaft të bukur të treguar në sulm dhe një mbrojtje të fortë.

Imazhe nga ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Khimik

Prishtinasit kanë përfunduar periudhën e parë të takimit me pesë pikë epërsi, përkatësisht 22:17.

Edhe në çerekun e dytë kampioni i Kosovës u tregua më e mirë se skuadra ukrainase duke përmbyllur 20 minutshin e parë me avantazh prej nëntë pikëve, 38:29.

Theksojmë se vetëm në njëzet minutat e para shkëlqeu basketbollisti më i mirë i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, i cili ishte enigmë për mysafirët teksa realizoi 17 pikë.

Në pjesën e dytë, prishtinasit vazhduan me lojë të bukur që i solli fitoren e radhës në këtë garë evropiane.

Në periudhën e tretë të takimit, ukrainasët luajtën më mirë në fazën e sulmit dhe kështu zvogëluan disavantazhin në 49:43.

Por, çereku i katërt i takoi ekipit tonë në saje të kujdesit më të madh në mbrojtje dhe efikasitetit para koshit të kundërshtarit dhe në këtë formë, “Plisat” triumfuan me rezultat

Sigal Prishtina triumfon ndaj ukrainasve për të marrë kreun e grupit G

Dardan Berisha ishte basketbollisti më efikas në ndeshje duke realizuar 22 pikë ndërsa te mysafirët ishte Austin Arians me 15 sosh.

Theksojmë se edhe ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në Kosovë, pasi që shteti i Ukrainës nuk i njeh pasaportat e vendit tonë gjersa takimi do të luhet më 27 tetor, sipas marrëveshjes së arritur mes dy skuadrave.

Pas kësaj, Prishtina ka bilanc prej dy fitoreve nga po aq ndeshje ndërsa ukrainasit kanë dy humbje dhe asnjë fitore në grupin G. /Telegrafi/

Exit mobile version