Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina largon Veselin dhe vëllezërit Rugova

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga burime brenda klubit bardhekaltër. "Veseli dhe vëllezërit Rugova nuk janë më pjesë e Prishtinës, pasi Bordi nuk ua ka vazhduar kontratat", ka thënë burimi i gazetës KohaDitore të enjten.

Veseli verën e shkuar ishte kthyer te Sigal Prishtina, kurse vëllezërit Rugova janë produkt i klubit.

Sigal Prishtina edicionin e fundit e përmbylli me tre trofe: titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën. Në Ligën Ballkanike, edicionin e përfundoi në pozitën e katërt. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version