“Tash për tash vetëm Prishtina ka kërkuar që fillimi i stinorit të shtyhet për tri ditë për shkak të ndeshjeve miqësore që i ka me ekipet e Ligës së Ballkanike. Mirëpo, për t’u realizuar kjo, duhet që me këtë kërkesë të pajtohen edhe ekipet e tjera", ka thënë sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Nazmi Paçarada, për Koha Ditore.
Sipas tij, moti është faktor tjetër që do të ndikojë në fillimin me kohë apo shtyrjen e pjesës pranverore. Në rast se vazhdon të jetë moti i ftohtë, atëherë pjesa pranverore mund të shtyhet më shumë se për tri ditë. /Telegrafi/