Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina ka probleme me borxhe?

Ismet Rexhepi është njëri ndër ata që Sigal Prishtina i ka borxh. ‘Bardhekaltrit’ po ankohen se ish-udhëheqësi i tyre tashmë ua ka bllokuar xhirollogarinë bankare me qëllim që t’i nxjerr sa më shpejt rreth 50 mijë euro që klubi ia ka borxh qysh vite më parë. Kjo ka bërë që klubit t’i vështirësohet funksionimi i mirëfilltë. Madje, ‘bardhekaltrit’ janë vonuar edhe në kryerjen e obligimeve ndaj basketbollistëve dhe punonjësve tjerë.

Kështu kanë thënë burime të besueshme të Tribunës brenda klubit më të suksesshëm kosovar, por në kushte anonimiteti. “Në vend se të ndihmohemi për përfaqësim sa më të mirë në Ligën Ballkanike, ne në këtë kohë na bllokohet xhirollogaria bankare dhe na vështirësohen punët, edhe pse kjo kryesi nuk ka gisht në ato borxhe”, tha njëri burim. /Telegrafi/ 

Exit mobile version