Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina i vihet pas Kuqos e Bushatit

Për të qenë sa më afër këtij qëllimi, zyrtarët e bardhekaltërve qysh tash i kanë nisur kontaktet me basketbollistë cilësorë, të cilët eventualisht mund t’i bashkohen skuadrës prishtinase. E, në mesin e atyre basketbollistëve janë edhe dy emra të njohur të basketbollit shqiptar Ermal Kuqo dhe Franko Bushati, të cilët së fundi luajtën në Turqi, përkatësisht Itali.

Drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, e pranon se ka pasur kontakte me këta dy basketbollistë, por thekson se nuk ka diçka konkrete sa i përket transferimit të tyre. “Është e vërtetë se jemi takuar me Kuqon dhe Bushatin, kemi biseduar për mundësinë e bashkëpunimit, por tash për tash nuk mund të themi se ata do të transferohen në Prishtinë, pasi aktualisht diçka e tillë duket si një mision i pamundur”, ka thënë Miftari. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version