"Tashmë disa ditë klubi ka gjetur zëvendësimin e Hamidus. Është arritur marrëveshje me një tjetër qendër amerikane", deklaroi burimi në fjalë për gazetën Arena.
Sigal Prishtina sezonin e kaluar e mbylli me vetëm një trofe atë të Kupës së Kosovës duke e mposhtur në finale Pejën.
Të kujtojmë se deri më tani prishtinasit ka arritur të transferojnë Aurimas Kieza, Tay Waller, Kendrick Jones, Alban Veselin, Muhamed Hasanin, Dardan Berishën.
Prishtina ndeshjen ne parë në Ligën Ballkanike pritet ta zhvillojë me 16 tetor kundër Kumanovës. /Tribuna/Telegrafi/