Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina, fituese e ‘TEB Tournament’

Skuadra bardh e kaltër ia doli t’i mposht të tria ekipet kundërshtare. E nisi me klubin turk Aliaga Petkim, ndërsa e vazhdoi mbrëmë me Lirinë e Shkupit.

Ndërsa sonte, fituesi i Superkupës së Kosovës ia doli ta mposht edhe ekipin tjetër turk, Trabzonspor me rezultat 74:62.

Prishtinasit e dëshmuan edhe këtë radhë se kanë formuar një super ekip, i cili është i gatshëm për sfidat që e presin në Ligën Ballkanike dhe në ETC Superligë. Në duelin tjetër, të zhvilluar po ashtu sonte, Liria e mundi ekipin Aliaga me rezultat 73:68. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version