Telegrafi

Sigal Prishtina fiton në Belgjikë

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të madhe në fillim të FIBA Europe Cup duke e mposhtur rivalin e parë në Grupin G, Belfius Mons Hainaut, si mysafir me rezultat të ngushtë 72-74.

Një start i mirë në pjesë të parë dhe diferenca e krijuar prej 29-41 pas 20 minutave të para të lojës, është treguar vendimtare për djelmoshat e drejtuar nga Ahmet Kandemir, transmeton Borozani.

Në çerekun e tretë ekipi belg tentoi rikthimin, ndërsa në të katërtin edhe doli në epërsi.

Mirëpo, në fund pas një drame kur ishte 72-70 për Belfiusin, kanë qenë Dardan Berisha dhe Lis Shoshi (në sekondën e fundit) që kanë shënuar për fitoren 72-74.

Drilon Hajrizi dhe Lis Shoshi kanë qenë më efikasit te Prishtina sonte me nga 14 pikë të shënuara, ndërsa Alban Veseli ka shtuar 13 të tjera në fitore.