Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina e Peja kërkojnë fitore në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve do të ballafaqohet me Kozuv. Prishtinasit të cilët po kalojnë formë mjaft të mirë llogaritën favorit përballë skuadrës së Kozuvit, e cila aktualisht zë pozitën e fundit në renditjen tabelore.

Sigal Prishtina me fitore eventuale në këtë takim do të bënte edhe një hap të madh drejt kreut të tabelës.

Ndërkohë, Peja e cila po kalon nëpër një krizë të rezultateve do të jetë mysafire e klubit malazez, Teodo. Kjo e fundit ka 20 pikë, një më shumë sesa pejanët që gjenden në vendin e parafundit në tabelë. /KP/Telegrafi/

Liga Ballkanike

Sot takohen:

17:30, Sigal Prishtina – Kozuv
18:00, Teodo – Peja 

Exit mobile version