Telegrafi

Sigal Prishtina e pandalshme në BIBL

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike duke mposhtur BC Levskin me rezultat 75-103.

Në ndeshjen e zhvilluar në Triaditsa Hal të Sofjes, mysafirët ishin fantastikë që nga fillimi i sfidës dhe çerekun e parë e fituan me 11 pikë epërsi (22:33).

Loja e mirë e prishtinasve vazhdoi edhe në çerekun e dytë (13:25) dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 35-58.

Vendasit ishin lehtësisht më të mirë në çerekun e tretë (25:20), megjithatë avantazhi i skuadrës kosovare vazhdoi.

As në çerekun e fundit, ekipi bullgar nuk ia doli që ta përmbyste avantazhin e Sigal Prishtinës, përkundër se shënoi më shumë pikë në këtë pjesëlojë (15:25) dhe në këtë mënyrë, skuadra nga Kosova regjistroi fitoren e pestë në kuadër të fazës së dytë të Ligës Ballkanike.

Sigal Prishtina e kishte siguruar më herët pjesëmarrjen në çerekfinale të garës ballkanike dhe kualifikimin do ta bëjë nga vendi i parë në Grupin D.

Më i miri në parket ishte Dardan Berisha, i cili shënoi 42 pikë. /Telegrafi/