Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina e nis mirë play-offin

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ishin mbledhur rreth 1200 tifozë “Plisa” dhe një grumbull i vogël i “Arpaxhikëve” për ta përcjellur këtë ndeshje.

Mysafirët e filluan ndeshjen me presion të lartë, por dalë nga dalë bardhekaltërit e thyen këtë presion dhe arritën ta luajnë lojën e tyre. Ky çerek ishte i barabartë, 16-16.

Epilog i njëjtë vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ku të dy skuadrat zhvilluan lojë të barabartë dhe rezultati nuk ndryshoi, 34-34.

Në çerekun e tretë bardhekaltërit ishin për një nuancë më të mirë se portokallinjtë, këtë gjë e ndihmoi largimi i Mark Dawson me pesë gabime personale. Sigal Prishtina në fund krijoi një epërsi të vogël prej pesë pikëve, 54-50.

Në çerekun e katërt vendasit i ndezën motorët e tyre dhe e shfrytëzuan epërsinë në trapez për ta mposhtur përfundimisht Sigkos Bashkimin, me rezultat 76-67.

 

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
1 Akida McLain 28 pikë
2 Fahri Breca 18 pikë
3 Fisnik Rugova 11 pikë
4 Edmond Azemi 10 pikë

  

Koshashënuesit më të mirë të Sigkos Bashkimit: 
1 Kejuan Johnson 22 pikë
2 Valentin Spaqi 13 pikë
3 Mark Dawson 12 pikë
4 Muhamet Hasani  11 pikë

 

/Telegrafi/

Exit mobile version