“Të dashur Plisa,
KB SIGAL Prishtina është duke punuar intenzivisht në plotësimin e dokumenteve për ta fituar kushtin për organizimin e ‘Final Four’ të Ligës Ballkanike në Prishtinë.
Të gjithë ju që përdorni rrjete sociale: Facebook, Tëitter, Instagram, luteni që këtë fotografi ta vendosni si fotografi profili apo edhe ta bëni ‘share’ me hashtagun, #FinalFourPrishtina.
T’ja bëjmë me dije të botës që ne jemi të gatshëm. Të ju tregojmë që ne jemi mikpritës dhe dashamirë të basketbollit”.
Kësaj fushate i është bashkangjitur edhe kryetari i klubit, Blerand Stavileci, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar: “F4 shpresojmë… Po punohet pa ndërprerë. E meritojmë. Në pritje të realizimit edhe të një ëndrre…”. /Telegrafi/