Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina dy ndeshjet me Khimik i luan në Prishtinë

Me kërkesë të të dyja klubeve, Sigal Prishtinës dhe BC Khimikit, FIBA e ka miratuar kërkesën dhe të dy ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë.

Prishtina është duke garuar në FIBA Evropa Kupë, ndërsa ndeshjen e parë e ka fituar në Belgjikë, kundër Belfius Mons.

Prishtina ka një fitore tashmë në këtë grup, ndërsa dy ndeshjet e ardhshme luan ndaj ukrainësëve të Khimik.

Meqenëse Ukraina nuk njeh Kosovën e as pasaportat tona, ndeshja e dytë ndaj BC Khimik do të luhet përsëri në Prishtinë, mirëpo kësaj radhe “bardh e kaltërit” do të jenë në cilësinë e mysafirit.

Pra, së pari të mërkurën më 25 tetor, SIGAL Prishtina v BC Khimk me fillim nga ora 20:30, kurse menjëherë pas dy ditësh, të premten më 27 tetor, BC Khimik v SIGAL Prishtina.

Exit mobile version