Në vijim po ua përcjellim komunikatën e shkruar në faqen e klubit, pa ndryshuar agjë.
Të dashur miq,
Pas vendimit të bordit të KB “SIGAL Prishtina”, që të gjitha mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave në ndeshjen e fundit të gjysmëfinales së play-off’it ndërmjet KB “SIGAL Prishtina” dhe KB “SIGKOS Bashkimi” të shkojnë si përkrahje financiare për Liberta Ahmetin dhe Debatik Shalën, ju njoftojmë se shuma e mbledhur nga shitja e biletave dhe kontributi i të disa anëtarëve të bordit është 2,985.50 euro. Këto mjete dje janë deponuar në mënyrë të barabartë në kontot e familjarëve të Libertës dhe Debatikut.
KB “SIGAL Prishtina” apelon edhe te klubet e tjera sportive dhe organizatat e ndryshme, që të gjejnë forma dhe të kontribuojnë në shërimin e Libertës dhe Debatikut.
Iu urojmë shërim sa më të shpejtë dhe zotohemi që do të jemi afër familjeve të tyre.
/Telegrafi/