Kampionia Sigal Prishtina më nuk do të jetë e vetmja nga Kosova në garat e FIBA Europe Cup. Asaj për edicionin 2016/17 pritet t’i bashkohet edhe rivalja e saj më e madhe, nënkampionia Peja.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) gjatë këtyre ditëve do të dominojë dy skuadrat më të mëdha në vend për pjesëmarrje në FIBA Europe Cup, kanë bërë të ditur burime brenda FBK-së të martën.
Ky është niveli i katërt i garave të klubeve për nga cilësia në Evropë, pas Euroleagues, Eurocupit dhe Ligës së Kampionëve.