Megjithatë, për dallim nga katër të parët, dy të shtuarit do të kenë të drejtë paraqitje vetëm në garat ndërkombëtare, në këtë rast në Ligën Ballkanike, raporton Tribuna.
Një aprovim i tillë u dha mundësinë Prishtinës e Pejës që të përforcohen për garat përfundimtare në kuadër të Ligës Ballkanike. “Me kërkesë të Sigal Prishtinës e në koordinim me Ligën Ballkanike, bordi ka miratuar mundësinë e regjistrimit nga ana e klubeve edhe të dy lojtarëve të huaj, me të drejt paraqitjeje vetëm në gara ndërkombëtare. Pagesa për regjistrimin e tyre është 500 euro për çdo lojtar dhe mjetet e inkasuara në këtë mënyrë do të dedikohen për garat e kategorisë U-12”, thuhet në një njoftim të FBK-së. /Telegrafi/