Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 77:88 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri në minutën e tetë të çerekut të parë, ku më pas prishtinasit me një seri të suksesshme e fituan këtë pjesë 15:20.
Në periudhën e dytë bardhekaltrit ishin bindshëm më të mirë, duke e përfunduar pjesën e parë me 21 pik diferencë 31:52.
Cereku i tretë ishte më i barabartë, me kryeqytetasit që menaxhuan epërsinë e krijuar dhe nuk lejuan prizrenasit ta shkrijnë atë, duke e përmbyllur me rezultat 51:70.
Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes prizrenasit u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Sigal Prishtina triumfoi 77:88.
Lojtarët më të dalluar të ndeshjes ishin Dachon Burke i Ponte Prizrenit me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 22 pikë e pesë kërcime.
Sigal Prishtina pas kësaj fitore ka kaluar në gjysmëfinale, ku të premten do të takohet me Golden Eagle Yllin. /Telegrafi/