Atletja holandeze Sifan Hassan ka ‘shkatërruar’ të gjitha rregullat e vrapimit në distancë të gjatë duke fituar medaljen e artë në maratonën e femrave.
Sifan paraprakisht kishte fituar medaljen e bronztë në 5000 metra dhe 10,000 metra më herët gjatë kësaj jave.
Ajo shfaqi shpirtin e saj të fuqishëm për të mposhtur kundërshtaren e saj Tigist Assefa nga Etiopia e cila fitoi medaljen e argjendtë ndërsa Helen Obiri e Kenyas fitoi të bronztën në metrat e fundit.
Hassan tashmë ka kaluar të gjitha pritshmëritë në vrapimin në distancë të gjatë pasi ajo ka fituar tripletën e medaljeve duke marr pjesë në garën e femrave në vrapim prej 1,500 metra, 5,000 metra dhe 10,000 metra.
Sifan Hassan’s week at the Olympics:
August 5th – 5k in 14m30s 🥉
August 9th – 10k in 30m44s 🥉
August 11th – Marathon in 2h22m55s 🥇One of the greatest Olympic performances of all time 🤯#Paris2024 #Olympics pic.twitter.com/c6kARwLa2P
— Eurosport (@eurosport) August 11, 2024
Ajo në fund arriti që të fitojë medaljen e bronztë në kategoritë 5,000 metra, 100,000 metra dhe 1,500 metra dhe duke u bërë kështu atletja e vetme e cila fiton medalje në tri evente në një edicion të Lojërave Olimpike.
Duke i shtuar tashmë edhe medaljen e artë sirtarit të saj të medaljeve, Hassan e ka konsoliduar vendin e saj si ‘mbretëresha’ e vrapimit në distancë./Telegrafi/