Venera Lumani dhe Lind Islami kanë një histori të gjatë dashurie, të nisur në televizion.
Kjo është edhe një arsye më tepër që ata mbeten një nga çiftet më simpatike dhe më të preferuara sot.
Venera dhe Lindi janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesa, por edhe nga pasioni për muzikën dhe bashkëpunimet.
“Siento Amor”, titullohet projekti i ri, të cilin e kanë sjell me videoklip, ndërsa tekstin e ka shkruar Vojsava Alia.
Nuk është hera e parë që këndojnë bashkë dhe as hera e parë që i dedikojnë këngë njërit tjetri, por është hera e parë që i dedikojnë të njëjtën këngë njëri tjetrit.
Projekti që sollën sot, nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse i thotë të gjitha kënga.