Telegrafi

Siemens shkurton vendet e punës

Kompania dhe përfaqësuesit e punëtorëve arritën marrëveshje për implementimin e këtij vendimi në mënyrë të përgjegjshme sociale.

Punëtorëve do t’u ofrohet shfuqizim vullnetar të marrëveshjeve në bazë të pensionimit të parakohshëm ose skadimit të marrëveshjes ekzistuese. Kompania punëtorëve u ofroi trajnime shtesë për vend tjetër të punës.

Në fund të vitit 2009 kompania tha se në mbarë botën në IT sektorin kanë rreth 35.000 të punësuar, prej të cilëve 10.000 në Gjermani.

“Siemens” vendosi që si pjesë e programit për rikonstruim të përjashtojë 4.200 punëtorë në mbarë botën. /agjencitë/ telegrafi/