Site icon Telegrafi

Siemens blen Dresser-Rand për 7.6 miliardë dollarë

Konglomerati industrial gjerman, Siemens njoftoi sot se do të blejë për një shumë prej 7.6 miliardë dollarë kompaninë amerikane të prodhimit të pajisjeve të nxjerrjes së naftës Dresser-Rand.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeve Siemens ka për qëllim të rrisë në mënyrë të konsiderueshme praninë e saj në industrinë e gazit dhe naftës në Amerikën e Veriut. Kompania gjermane deklaroi se oferta prej 83 dollarë për aksion ishte mbështetur unanimisht nga bordi i drejtorëve të Dresser-Rand.

Në sesionin e së Premtes një aksion i Dresser-Rand vlente 79.91 dollarë, në rritje me 27 për qind krahasuar me 3 muajt më parë, kur filluan spekulimet mbi këtë marrëveshje. Gjithashtu, Siemens njoftoi se ka shitur 50 për qind të aksioneve të “joint venture” me Bosch tek partneri Robert Bosch për 3 miliardë euro, duke i dhënë fund aleancës 45-vjeçare të prodhimit të pajisjeve shtëpiake. /Telegrafi/

Exit mobile version