Këngëtari Sidrit Bejleri ka vendosur ta kryejë obligimin fetar duke shkuar në Haxh.
Kantautori i njohur, njëherësh anëtar i jurisë së versionit shqiptar të ‘The Voice’ e ka quajtur si udhëtim të jetës shkuarjen e tij në Mekë.
“Udhëtimi i jetës… Një ndjesi e papërshkrueshme me fjalë… Zoti ju ruajt dhe ju begatoftë gjithmonë me Madhështinë e Tij!”, ka shkruar në postimin e tij këngëtari.
Postimi është shoqëruar me një fotografi, ku ai ka pozuar pranë Qabesë. /Telegrafi/