Telegrafi

Sidrit Bejleri kujton me nostalgji karrigen e “The Voice”, por thotë: Shëndeti mbi të gjitha (Foto)

Spektakli i njohur i talenteve “The Voie of Albania” ka mbledhur gjithmonë pranë vetes zëra të rinj dhe të talentuar, të cilët me performancat e tyre çdo javë, kanë zgjuar interesim të madh tek publiku.

Një rol kyç në këtë spektakël ka edhe juria, e cila nuk ka qenë asnjë vit e njëjtë, me përjashtim të dy edicioneve të para.

Mirëpo tre janë emrat e anëtarëve të jurisë të cilët më së shumti kanë qenë pjesë e spektaklit: Sidrit Bejleri (5 herë rresht), Alma Bektashi (5 herë rresht) dhe Elton Deda (3 herë rresht).

Asnjë nga këta emra nuk janë më pjesë e jurisë së “The Voice”, por prapëseprapë ndjejnë nostalgji për kohën kur ndodheshin në karriget që sillen, për të gjykuar talentët e rinj.

Lexo po ashtu Një konkurrent italian në "The Voice of Albania 6"! Prezantohet me fotografi nudo të albumit të tij (Foto)

Ka qenë kantautori Sidrit Bejleri ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, të realizuar vite më parë kur ata ishin të tre së bashku në karriget e “The Voice of Albania”.

“Kujtime…Shëndeti mbi të gjitha”, ka shkruar Bejleri në mbishkrimin e fotografisë duke etiketuar Almën dhe Eltonin, teksa edhe pse ndjejnë nostalgji për spektaklin, me rëndësi është që ata janë mirë.

Përveç Elton Dedës i cili ishte larguar pa dëshirë nga ky spektakël, nuk është bërë e ditur nëse e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Almën dhe Sidritin në rotacionin e ri të Top Channel.

Aktualisht, në panelin e jurisë së “The Voice of Albania” ndodhen: Alban Skënderaj, Besa Kokëdhima, Rona Nishliu dhe Xuxi. /Telegrafi/