Festa e Kurban Bajrami ka bërë që shumica e këngëtarëve të bëhen shumë solidarë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë.
Një iniciativë bamirëse për këtë festë është marrë nga këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri, dhe hoxha i njohur, Elvis Naçi.
Ata thuajse gjatë gjithë vitit merren me emisione bamirësie duke i ndihmuar nevojtarët, teksa një gjë e tillë nuk ka munguar as në festën e Kurban Bajramit.
Ka qenë Sidiriti, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se po vazhdon ende aksioni humanitar për shpërndarjen e kurbanëve dhe ushqimeve për të varfërit, një kasion pjesë e të cilit janë bërë ai dhe Elvisi.
Ai po ashtu në postimit e rishpërndarë nga hoxhë Naçi, shkruan edhe falënderimin për të gjithë ata që iu bashkuan kësaj iniciative bamirëse.
“Vazhdojme shperndarjen e Kurbaneve dhe te ushqimeve, ne veçanti tek te varferit, ne Azilet e te moshuarve, ne Qendren e rehabilimit te Grave te dhunuara dhe kudo ku ka nevoje. Zoti i shperblefte te gjithe Bamiresit qe mundesuan qe tryezat e te Varferve te jene plot. Amin!”, shkruhet në postimin e publikuar nga këngëtari Bejleri.
Ky i fundit ka qenë mjaft aktiv edhe prurje të reja në muzikë si dhe koncerte gjatë gjithë kësaj vere. /Telegrafi/