Telegrafi

Sidrit Bejleri bëhet sërish baba, ai dhe bashkëshortja e tij mirëpresin në jetë një vajzë

Foto: Sidrit Bejleri/Instagram

Këngëtari i njohur, Sidrit Bejleri, është bërë sërish baba.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari, përmes dy imazheve të ndara me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Sidrit Bejleri (Foto: Sidrit Bejleri/Instagram)

Ai ka publikuar dorën e vogël të vajzës, teksa në imazhin e dytë ka shfaqur tullumbacet në të cilat shkruhet “Është vajzë”.

“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirë se erdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falënderimet për Zotin e Gjithësisë”, ka shkruar Bejleri në Instagram.

Ndërkohë, Seidriti është njëherësh baba edhe i dy fëmijëve të tjerë më të mëdhenj: një djali dhe vajze.

Të shumta kanë qenë edhe urimet që ai ka marrë nga ana e fansave, por edhe një pjese të mirë të figurave publike. /Telegrafi/