Telegrafi

Sidrit Bejleri me baladë fantastike “A ish njësoj”

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të këngëve që janë publikuar kohët të fundit.

Sidrit Bejleri ka ardhur me një këngë të re, e cila i përket zhanrit baladë dhe për tematikë ka dashurinë.

“A ish njësoj”, titullohet kënga e re teksa në të shfaqet si aktore Kristiana Dodaj dhe Jozef Shiroka.

Kristiana Dodaj (Foto YouTube)

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtari në bashkëpunim me Irkenc Hykën dhe flet për histori dashurie që ka përfunduar me ndarje.

Muzikën e këngës e ka bërë Hyka gjersa është regjistrua në produksionin muzikor, Unix Production.

Ndryshe, Bejleri ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të reja gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/