Sidorela ka lindur të mërkurën ndërsa gëzimi ka qenë i madh në familjen e saj, meqë pas gjashtë vitesh atyre u është shtuar në familje një pjesëtar i ri, pikërisht një vajzë.
Ndoshta këtë kanë dashur dhe çifti Kola- Dervishaj (Sidorela është e martuar me kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishaj), pasi fëmija i tyre i parë ishte djalë.
E ndërsa Sidorela ka qenë ende e shtruar në ambientet e maternitetit, Sokoli ka festuar ardhjen në jetë të vajzës me miq dhe kolegë të tij dhe kuptohet që në raste të tilla gëzimi, limitet e pijes edhe mund të tejkalohen.