Pas aksidentit të tij ku ishte rrëzuar, kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar një fotografi para daljes së tij të parë publike.
Dhe me sa duket, këtë aksident, ai e ka marrë paksa me humor – ashtu si shumë përdorues në X (dikur Twitter), përcjell Telegrafi.
“… Mezi pres memet. Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”, ka shkruar Scholz.
Wer den Schaden hat…
Bin gespannt auf die Memes. Danke für die guten Wünsche, sieht schlimmer aus, als es ist! pic.twitter.com/bB5INX8HnM— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) September 4, 2023
Ndryshe, kancelari gjerman derisa kishte dalë për vrapim është rrëzuar dhe ka pësuar mavojisje në fytyrë, ku si pasojë është detyruar të anulojë takimet për këtë fundjavë, ka njoftuar qeveria gjermane.
Qeveria njoftoi se lideri gjerman 65-vjeç, ka pësuar “një fatkeqësi të vogël sportive” dhe se ka anuluar takimet e parapara për të dielën.
Scholz është kancelar i Gjermanisë nga viti 2021, e më herët kishte ushtruar detyrën e ministrit të Financave dhe ishte kryetar i qytetit të Hamburgut. /Telegrafi/