Sibel Halimi ka njoftuar se ka pranuar nominimin për të qenë kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si pjesë e listës për Prishtinën, e prezantuar nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Në një postim në Facebook ajo ka theksuar se, si Drejtoreshë e Kulturës, nuk është përfshirë më parë në debate politike për të ruajtur integritetin institucional.
“T’i shërbesh shtetit është përgjegjësi dhe ta realizosh këtë si pjesë e LDK-së është edhe krenari”, ka shkruar ajo.
Halimi ka deklaruar se ky nominim është një thirrje qytetare për të përfaqësuar dhe për t’u dhënë zë ideve të “Rrugës së Re,” të cilat beson se do të sjellin qeverisje të drejtë./Telegrafi/