Kanë ardhur edhe deklaratat e para nga diplomatët evropian si Sebastian Kurz dhe Peter Siarto, në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni.
Sipas Kurz, tani është koha që fituesit në zgjedhje në afat të shpejtë të formojnë Qeveri stabile, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
“Jam shumë i lumtur që pas një periudhe shumë të vështirë kohore, Maqedonia ka mund të organizojë zgjedhje korrekte. Tani mendoj se nevojitet që të bëhet përpjekje që të formohet Qeveria stabile sa më shpejtë që është e mundur.
Ndër të tjera, Siarto ka uruar OBRM-PDUKM dhe BDI dhe pret që së shpejti ta formojnë koalicionin qeveritar.
‘OBRM-PDUKM dhe BDI e ruajtën shumicën në Parlamentin e Maqedonisë pas ditës së djeshme zgjedhore dhe ne si vend mik presim që së shpejti ta formojnë koalicionin stabil qeveritar.
Siarto poashtu ka theksuar se Maqedonia e dha testin e demokracisë në të cilin ishte vënë nga ane BE-së. /Telegrafi/