Telegrafi

Sia pranon se ka adoptuar dy djem 18 vjeçarë nga jetimorja, pasi atyre po u kalonte koha e qëndrimit në befotrof

Sia (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja australiane Sia ka zbuluar se birësoi dy djem të moshës 18 vjeç vitin e kaluar.

Duke folur për SiriusXM të martën, 44-vjeçarja tha që djemtë ishin ‘duke u plakur nga sistemi i kujdestarisë’ kur ajo vendosi të bëhej kujdestarja e tyre ligjore, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Sia Kate Isobelle Furler, e cila pothuajse gjithmonë mbulon fytyrën e saj në publik për të ruajtur anonimitetin e saj, tregon që ajo e don shumë familjen e saj të re.

“Unë në fakt adoptova dy djem vitin e kaluar. Ata ishin 18 vjeç, ata janë të dy 19 vjeç tani. Ata ishin plakur nga sistemi i kujdestarisë dhe po, unë i dua ata”, shpjegoi ajo.

“Të dy po e shohin [karantinën] mjaft të vështirë, njëri më shumë se tjetri. Por ata të dy po bëjnë gjëra që janë me të vërtetë të mira për ta, shumë gjëra edukative”, shtoi ajo.

Sia (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me origjinë nga Australia nuk i zbuloi emrat e tyre dhe as nuk i diskutoi më tej.

Sia zbuloi së pari se do të bëhej nënë e birësuar në janar, në një intervistë për Revistën GQ, ku u tregua e hapur rreth statusit të saj emotiv dhe jetës seksuale të saj. /Telegrafi/

Sia (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)