Punëtorët janë pasuria e vërtetë e një kompanie, janë ata që kontribuojnë në mënyrë efektive drejt funksionimit të suksesshëm të biznesit. Ndërkohë, luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e kulturës së vendit të punës.
“Punëtorët janë avantazhi më i madh konkurrues që ka një kompani. Kur ndihen të vlerësuar, ata mund të bëjnë gjëra të pamundura”, kështu ka thënë ndërmarrësi, miliarder nga Britania, Richard Branson.
Sjellja, qëndrimi dhe interesi i punëtorëve në vendin e punës formojnë kulturën e punës.
Punëtorët e motivuar dhe të kënaqur promovojnë një kulturë të shëndetshme në vendin e punës në krahasim me punëtorët e demotivuar.
Në kompanitë e suksesshme, punëtorët janë të gatshëm të pranojnë sfida dhe të mësojnë diçka të re çdo ditë, por sigurisht për këtë presin edhe një vlerësim nga punëdhënësit.
Por cilat janë disa mënyra që një kompani mund të vlerësojë punonjësit e saj?
7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie kësaj pyetje.